top of page

Vitia

Si Menaxhere e Programit të Kosovës për OXFAM në 1994 dhe 1995, dhe për IRC (International Rescue Committee) në 1996 dhe 1997, unë drejtova një ekip me inxhinierë dhe zyrtarë shqiptarë të  programit në Komunën e Vitisë, një vendbanim afro një orë larg në juglindje të Prishtinës. Mandati ynë ishte të përmirësojmë kushtet e ujit të pijes dhe kanalizimeve në shkollat fillore, duke hapur puse dhe duke ndërtuar tualete të përshtatshme në Viti dhe Gjilan, dy komuna etnikisht të përziera (shqiptarë dhe serbë) në Kosovën lindore. Përtej kësaj, ne riparuam shkollat (në një kohë kur shqiptarët nuk mund të merrnin leje ndërtimi nga qeveria serbe), u dhamë edukim shëndetësor grave të fshatit, punuam me familjet për t'i rikthyer vajzat e tyre në shkollën e mesme dhe bëmë atë që mundëm – t’i ringjallnim gjurmët e pakësuara të shpirtit të komunitetit.

 

Gjatë punës në këtë rajon, shtëpia jonë për mua dhe djalin tim ishte në familjen Tafa, të cilët na pritën në familjen e tyre prej tetë të rriturve dhe trembëdhjetë fëmijëve që jetonin së bashku në një shtëpi, në fshatin Tërpezë. Ne do t'i jemi përgjithmonë mirënjohës kësaj familje që na mirëpriti në shtëpinë e tyre, na strehoi dhe na mbështeti në një kohë shumë sfiduese.

 

Falenderoj thellë ekipin tim të talentuar dhe të përkushtuar të projektit që bëri të mundur gjithë punën: Qemajl Murati, Feriz Sinani, Isa Shabani, Mustaf Tafa dhe Samet Dalipi. Një falënderim i veçantë për drejtorin e IRC-së, Alan Ross, një njeri i jashtëzakonshëm me vizion dhe zemër të madhe që frymëzoi shumë nga puna jonë.

 

I jam mirënjohës edhe drejtueseve të “Legjendës”, një grup të rejash aktiviste që organizuan takimet e edukimit shëndetësor dhe mobilizuan gratë e fshatit që të punojnë së bashku për të përmirësuar jetën e tyre: Drita Xheladini, Fatmire Shabiu, Ganimete Hebibi, Habibe Osmani, Kimete Zeqiri, Haxhere Pira, Melihate Osmani dhe Xhevahire Sylejmani. 

Ballancë water Hetem Janet_edited.jpg

Ne kujtim

Hetem Kurteshi, nga fshati Balancë i Vitisë, ka ndërruar jetë në vitin 2021 nga Covid. Ne punuam së bashku për të rindërtuar shkollën Balancë duke bërë përmirësime të tjera në fshat. Hetemi e drejtoi punën me shumë mjeshtëri dhe përkushtim Ai ishte një njeri kaq i nderuar, i sjellshëm, modest, inteligjent – një shembull i mrekullueshëm se çfarë do të thotë të jesh shqiptar. Ne vajtojmë humbjen e tij me komunitetin e Balance dhe i dërgojmë ngushëllimet tona familjes së tij.

bottom of page