
Opoja
Opoja është një rajon i largët i Kosovës jugperëndimore në malet e Sharrit në kufirin shqiptar. Për të arritur atje, duhet shkuar në qytetin e Prizrenit, drejtuar në perëndim në drejtim të Shqipërisë, pasta një kthesë të fortë majtas në fshatin Zhur, e më pas vozitje 45 minuta (36 kilometra) në një rrugë të pjerrët gjarpërore. Në majë shpaloset para teje lugina e bukur malore e Opojës, e gjelbër që vezullon në pranverë dhe verë, e bardhë borë gjatë gjithë dimrit. Vazhdoni të vozitni përgjatë rrugës kryesore, kaloni 20 fshatrat, kaloni selinë e Komunës së Dragashit dhe rruga ngushtohet në një shteg të përdredhur e të gdhendur përmes qytetit të Dragashit dhe rajonit të Gorës në Maqedoni.
Opoja është një vend i bukur, por nën gjithë këtë bukuri fshihet një histori e dhimbshme varfërie dhe izolimi. Përgjatë shekujve, ato rrugë malore të pjerrëta e të përdredhura shërbyen si një pengesë e fuqishme midis Opojës dhe botës përtej. Mungesa e tokës së mirë bujqësore i detyroi shumicën e familjeve të dërgonin burrat e tyre jashtë vendit në pjesë të tjera të Jugosllavisë dhe Evropës veriore për të siguruar jetesën për familjet në shtëpi. Dekadat e emigrimit patën një ndikim të madh në mënyrën e jetesës në fshatra: burrat e gjetën dinjitetin, identitetin e tyre jo në Beograd, Linz apo Shtutgart, por në shtëpi në Opojë. Kur ktheheshin në shtëpi një ose dy herë në vit, prisnin ta shihnin jetën familjare ashtu siç e lanë, me të gjithë të respektuar, një kod moral të rreptë dhe tradita e botëkuptimit opojas.
Pjesa më e madhe e kërkimeve të mia në Opojë ka qenë nga viti 1986-1988. Mësova gjithçka që munda për jetën atje dhe mora pjesë në traditat lokale. I jam shumë mirënjohëse të gjithëve që e bënë të mundur këtë, veçanërisht Shefikut në Bellobrad dhe Berishës në Buqe. Këto fotografi dhe video pasqyrojnë një jetë që ka ndryshuar rrënjësisht, që nga lufta e vitit 1999, me migrimin e familjeve të tëra dhe modernizimin që preku të gjithë Kosovën.. Shpresojmë që këto kujtime t'i shijojnë opojanët, të rinj e të vjetër.

Berisha Family

New Berisha Fotos
