top of page

Rugova

Rajoni i Rugovës, në kufi me Malin e Zi në Kosovën perëndimore, zë një vend të veçantë në mendjet e shqiptarëve, për bukurinë epike dhe rezistencën ndaj dominimit.Duke u dorëzuar më vonë ndaj sundimit osman dhe islamit sesa pjesët e tjera të Kosovës, rrënjët e paganizmit dhe katolicizmit ndihen fort atje. Ajo njihet gjithashtu për një histori të gjatë gjakmarrjeje, e cila funksionoi si forma kryesore e vetëqeverisjes deri në Luftën e Dytë Botërore. Në vitet 1980, pleqtë në Rugovë mbanin ende shallin prej pëlhure të bardhë – simbol i pëlhurës së përdorur për të mbështjellë trupin e të vdekurit para varrimit.  

 

Udhërrëfyesja ime për në Rugovë ishte një e re e mrekullueshme e quajtur Dushe Gjevulekaj. E rritur në bukurinë e thellë malore dhe varfërinë e Rugovës, ajo kishte ndjekur shkollën në qytetin e Pejës, ku shumë rugovas e kalonin dimrin. Kur e takova në vitin 1981, ajo jetonte në Prishtinë, duke studiuar për infermiere. Duke qenë e shkëlqyer gjatë gjithë shkollës dhe duke fituar besimin e të moshuarve me sjelljen e saj shembullore, Dushja ishte e vetmja në familjen e saj që u largua nga shtëpia dhe ndoqi një arsim dhe karrierë.

 

Të dyja larg shtëpisë, unë dhe Dushja u bëmë mikesha të ngushta. Ajo ishte shtatëmbëdhjetë vjeç e unë njëzet e shtatë vjeç, dhe jeta jonë deri në atë pikë nuk mund të kishte qenë më ndryshe. Por, ne u lidhëm në nivelin më të thellë, si motra. Ajo kurrë nuk e kishte njohur jetën përtej Rugovës, Pejës dhe Prishtinës, nuk kishte pasur rastin të imagjinonte shumë përtej këtij peisazhi. Por, ajo ishte kurreshtare dhe e zgjuar. Ajo kishte një cilësi që më vonë do ta gjeja te vajzat e fshatit anembanë Kosovës, të cilat kishin thyer kufijtë mendor dhe fizik të jetës së tyre. Ato kishin një përzierje të caktuar të inteligjencës, zgjuarsisë dhe vendosmërisë, një shkëndijë, një frymëzim që ishte e dukshme në sytë dhe sjelljen e tyre dhe i dallonte nga bashkëmoshataret e tyre.  

 

Kam kujtime të mrekullueshme nga vizitat e mia në familjen e Dushes në dimër, pranverë dhe verë, duke përjetuar bukurinë, ashpërsinë dhe mbështetjen e jetës së tyre. Dushja, martesa e së cilës u organizua nga familjarët pa e ditur ajo, vazhdoi një karrierë shembullore si infermiere në Prishtinë. Tashmë gjyshe, Dushja rriti pesë fëmijë dhe e bëri më të mirën e jetës së saj, duke e mbushur me gëzim, inteligjencë dhe dashuri të bollshme.

Fotot e reja Dushe

bottom of page