top of page

Opoja

Fundjavën e parë në Kosovë e kaluam në Malet e Sharrit të Opojës në kufirin me Shqipërinë. Ky është rajoni mbi të cilin kam shkruar disertacionin tim, një vend që e dua, aty "ku më flen zemra" siç thonë në shqip. Gjithçka ishte spontane me surpriza të mrekullueshme; një vizitë në fshatin Bellobrad, ribashkimi me nusen, dasmën e së cilës e filmova 34 vjet më parë, një vizitë në resortin malor N'Bjeshkë, një dasmë me muzikë të mrekullueshme me surle dhe tupana, zbulimi i një kasolleje të vogël me një thesar etnografik që përfshin mullirin e vjetër dhe “shkeltoren” që e rrahë leshin dhe e shndërron në shajak, e pamë prodhimin e djathit të famshëm të Sharrit, dhe stuhitë e pasdites me shkëlqimin verbues!

bottom of page