top of page

Welcome  ~  Mirë se Erdhet

Kjo faqe i dedikohet familjeve shqiptare në Kosovë që më mirëpritën në shtëpitë e tyre, më lanë në jetët e tyre dhe më mësuan për historinë, kulturën e tyre dhe mënyrën e tyre të të parit të botës. E krijova faqen e internetit si një vend për të ndarë me miqtë e mi kosovarë disa nga fotografitë, videot dhe shkrimet e mia, dhe si një depo për thesaret e traditës shqiptare - një vend ku të tjerët mund të ndajnë kujtimet e tyre.

Book Front Cover ENGLISH.jpg

Kujtimet e mia: "Nje Amerikanë në Kosovë

Shkarkoni versionin shqip: "Një amerikane në Kosovë"

Shkarkoni versionin anglish: "An American Woman in Kosova"

Më 28 korrik 2022, në Kosovë, është botuar në gjuhën shqipe kujtimi im "Një amerikane në Kosovë", i cili ofrohet FALAS si dhuratë për shqiptarët që më hapën një botë të re. Versioni online është i disponueshëm këtu. Gjithashtu do të ketë një botim të kufizuar të shtypur në Prishtinë.  

 

Kam jetuar me shqiptarët e Kosovës për tetë vjet, midis vitit 1981 dhe 1997; fillimisht si antropologe, duke bërë hulumtime dhe më vonë si punonjëse e ndihmës humanitare. Jetën shqiptare e kuptova ngadalë, përmes të gjitha shqisave të mia; kam kërcyer për orë të tëra me vajzat e fshatit dhe ua kam dëgjuar sekretet deri në orët e vona të natës, kam fshirë oborrin në agim, kam larë flokët me kovë e tas, kam mbushë gota me çaj për mysafirët, kam pjekur speca, kam qitë fli me fqinjët e mi, jam ulur këmbëkryq pranë zjarrit me pleqtë dhe kam mësuar prej urtësisë së tyre.
 

Kujtimet e mia janë një përmbledhje e këtyre përvojave - një vështrim intim në një mënyrë jetese tradicionale që, në pjesën më të madhe, është zhdukur. Është odiseja ime me një popull të vendosur e në prag të luftës, të gatshëm të japin jetën për vetëvendosje.

Libri është i dedikuar për njerëzit jashtë Kosovës që duan të dinë më shumë për popullin shqiptar dhe traditat e tij. Dhe është për shqiptarët - një mundësi për të rishikuar stilin tradicional të jetesës dhe për të mësuar rreth rajoneve të largëta që mund të mos i kenë vizituar kurrë. Është gjithashtu një shprehje e mirënjohjes, dashurisë dhe respektit të thellë që kam për popullin shqiptar dhe vendin e tij.

Kam shkruar edhe një tezë masteri dhe një doktoraturë për Kosovën, por këto janë punë të detajuara akademike. Ky libër është historia ime personale.

I am deeply grateful to the skilled and generous team that made the publication possible! ENGLISH: Editors Ann Lederer, Barbara Kate Repa, Genevieve Feiner, Jack Reineck, Jeremy Reineck, Jojo Barker, Juanita Johnson, and Elizabeth Ricard. ALBANIAN: Translators Nazim Haliti and Artan Aliu, and Publisher Arsim Canolli.

MË SHUMË HISTORIKU:

 

Ndërmjet viteve 1981 dhe 1983, kam kryer kërkime për studimet e mia Master në Etnologjinë e Valleve në UCLA. Teza ime shqyrtoi zakonet dhe traditat e vallëzimit të dasmave shqiptare me fokus në rajonin e Opojës në jugperëndim të Kosovës. Ndërmjet viteve 1986 dhe 1988, unë bëra një studim të hollësishëm të strukturës shoqërore dhe botëkuptimit shqiptar për doktoraturën time në Antropologji në UC Berkeley. Disertacioni im "E kaluara si strehë: Gjinia, migrimi dhe ideologjia në mesin e shqiptarëve të Kosovës", që shqyrton efektin e migrimit jashtë në jetën e njerëzve në komunitetet dërguese, përsëri me fokus në Opojë.​

Në vitin 1994 u ktheva në Kosovë, bashkë me djalin tim të vogël Jeremy, për të drejtuar projektet e zhvillimit rural në komunat e Vitisë dhe Gjilanit, për Oxfam dhe Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit. Ekipi im shqiptar dhe unë punuam për të forcuar shoqërinë civile në komunitetet që vuanin efektet e padrejtësisë dhe pabarazisë. Ne mobilizuam njerëzit vendas dhe së bashku arritëm të ndërtonim shkolla, të hapnim puse për ujë të pastër dhe të ndërtonim banjat e duhura në shkollat fillore. Ne formuam një grup aktivistesh të reja, "Legjenda", që mbanin kurse dy-javore në edukimin shëndetësor për gratë e fshatit dhe inkurajoi familjet që t'i linin vajzat e tyre të ndiqnin shkollën e mesme. Gjithashtu u mësova anglisht fëmijëve të fshatit dhe punova në projekte të veçanta për të ndihmuar familjet në nevojë.

Në vitin 1997, me luftën në horizont, unë dhe djali im u desh të largoheshim nga Kosova. U vendosëm në Santa Barbara, Kaliforni, ku gjeta punë për të mbledhur fonde për organizatat lokale të ndihmës humanitare. Në vitin 2010, bashkova sfondin tim në vallëzim dhe ndihmën humanitare për të krijuar "World Dance for Humanity", një organizatë jofitimprurëse që ofron klasa ditore vallëzimi, me të gjitha të ardhurat që shkojnë në projekte në Ruanda (Afrika Lindore), ku jemi duke ndihmuar 13,000 të mbijetuar të gjenocidit në 28 komunitete, të mbijetojnë dhe të ndërtojnë jetë të reja.

 

Gjatë viteve 1980 në Kosovë kam bërë 4000 fotografi, 25 orë video dhe kam regjistruar intervista, tregime dhe këngë të panumërta. Nuk e dija se brenda njëzet viteve mënyra e jetesës që po dokumentoja do të ndryshonte përgjithmonë pas luftës së vitit 1999, që preku çdo aspekt të jetës në Kosovë. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia dhe u bë një komb sovran në vitin 2008. Në më pak se një brez, Kosova është transformuar, por ende po lufton për njohje universale si komb sovran, siguri ekonomike dhe barazi gjinore. Një e gjashta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë dhe një e treta e popullsisë në moshë pune është e papunë. Me popullsinë më të re në Evropë, gjysma e të rinjve punojnë jashtë vendit, duke sjellë ide dhe ëndrra të reja.

 

Në rubrikën Publikime do të gjeni tezën time të magjistraturës, disertacionin e doktoraturës, fragmente nga kujtimet që kam shkruar për vitet e mia në Kosovë dhe shkrime të tjera. Kontributet, sygjerimet dhe komentet janë të mirëseardhura! 

Janet's Email      Janet's Facebook     Janet's Instagram

Shënim: Nga respekti për njerëzit në foto dhe video, materialet në këtë faqe interneti NUK MUND të përdoren për qëllime komerciale. Ju lutem më kontaktoni përpara çdo shfaqjeje publike, publikimi, citimi ose riprodhimi.

Opoja Janet.jpg
Aid Janet talk 1MB.jpg
! President Rugova Janet.jpg

Koleksionet e Fotove të Kosovës

! Opoja dance Belobrad (2)_edited.jpg

Opoja
 

! Vitia Health educ_edited.jpg

Vitia (Projektet e ndihmës) 

! Rugova Dushe Family Janet HI_edited.jpg

Rugova
 

! Has dance_edited.jpg

Hasi

! clinton HI .jpg

Xhenet

feride janet.jpg

Prishtinë 

wedding Terpez bride temena HI_edited.jpg

Traditat
 

! Prishtina Dance Nuria Kosova bride_edited.jpg

Valle & Muzikë
 

Kosova Map Jan 2022.jpg
Flag-Kosova.jpg
Flag Kosovo USA.jpg
bottom of page